Policia e Kosovës deklarohet për aksionin e sotëm në komunën e Shtërpcës

Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion i madh i Policisë së Kosovës në Shtërpcë.

Burime të Indeksonline kanë treguar se ky aksion po zhvillohet për disa ish drejtora të komunës dhe ish kryetarin e komunës së Shtërpcës për ndërtimet në Brezovicë si dhe disa keqpërdorime të tjera.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksioni është në zhvillim e sipër, dhe se pas përfundimit të tij do të ipet detaje shtesë.

“Policia  e Kosoves ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, dhe tani për tani nuk mund te japim informacione tjera. Pas përfundimit të operacionit do të njoftoheni për detaje tjera”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.