Policia e ndalon një zyrtarë serb në Jarinje

I ashtuquajturi Zëvendës drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Damjan Joviç u ndalua sot në pikën kufitare në Jarinje nga Policia e Kosovës.

Sidoqoftë, Joviqit iu lejua hyrja në Kosovë pas më shumë se një ore që u ndalua.

Pasi hyri në Kosovë, Joviq tha se ishte mësuar me këso ndalesa.

“Ne kishim një ndalesë në Jarinje për një orë e gjysmë por nuk është diçka për të cilën nuk jemi mësuar, asgjë nuk është e vështirë për ne”, tha ai për Kosovo Online.

Zyrtari serb kishte ardhur në Kosovë për të vënë gurë themelin për ndërtimin e Shtëpisë Studentore brenda Shkollës Bujqësore të Prishtinës, me seli në Leszko.