Shkarkohen 11 kryetarë degësh në mbledhjen e Kryesisë së PD-së

Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike, ku nga burime të A2 CNN mësohet se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve që nuk firmosën për kuvendin e 18 dhjetorit.

Bëhet fjalë për degën Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas burimeve, Basha e ka quajtur tubim mbledhjen e kuvendit kombëtar, pas shpalljes “non grata” të Berishës. “Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim të logos dhe vulës”, citohet Basha nga burimet.

Më herët, delegatët e pranishëm në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, votuan për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, si dhe për të ndryshuar statutin e partisë. Megjithatë, fjala e fundit i mbetet referendumit të thërritur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës.