Zbulohet lokacioni i Pacollit, e tregon keshilltari i tij

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në Tiranë.

Kështu ka deklaruar sot këshilltari i tij, Naim Murseli.

“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, tha ai në Klan Kosova.

Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.