Policia i vendos reciprocitet Serbisë, s’ka më njohje të pasaportave!

Institucionet e Kosovës kanë vendosur reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket lëvizjes së qytetarëve nëpër pikat e kalimit kufitar.

Indeksonline njofton se Policia Kufitare e Kosovës tani nuk po lejon udhëtimin e serbëve me pasaportë, njëjtë sikurse nuk lejojnë as autoritetet serbe.

Për të hyrë ose dalë nga Kosova, qytetarët serb duhet të posedojnë letërnjoftim pasi që pasaportat e tyre nuk po njihen nga shteti i Kosovës.

Fëmijët, në mungesë të letërnjoftimeve duhet të posedojnë certifikatat e lindjes.

Reciprociteti 100% është duke u zbatuar deri në reflektimin e palës serbe.

Kosova dhe Serbia, në vitin 2011 kanë arritur marrëveshje për lëvizje të lirë në Bruksel, mirëpo pala serbe nuk e zbatoi atë asnjëherë.