Rama i rrëmben mandatin e deputetit LSI-së në Durrës, PS ruan epërsinë me 73 mandate

Është përmbysur sërish rezultati në Qarkun e Durrësit, këtë herë në favor të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se pak momente më parë LSI i rrëmbeu një mandat deputeti por PS e rikuperoi sërish.

PS ka fituar deri më tani 8 mandate deputetësh duke ruajtur edhe mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili u vendos në rrezik nga aleatja e PD-së.

Partia Demokratike nga ana tjetër ka fituar deri më tani 6 mandate me 40.05% të votave, PS ka marrë 51.36% të votave duke siguruar 8 deputetë, ndërsa LSI ka mbetur pa mandat.

Procesi i numërimit në Durrës ka vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme me ritme të ngadalta.

Në rang kombëtar PS ka arritur të ruajë epërsinë me 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 3 mandate./LajmFundit