Policia identifikon përmes pajisjeve intelegjente automjetet e paregiistruara kur dalin në rrugë

Policia e Kosovës ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të paregjistruara më shumë se 30 ditë.

Ata janë gjobitur me nga 200 euro, kurse automjetet janë konfiskuar përkohësisht.

“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 € si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht.”

Lini një Përgjigje