Policia jep detaje lidhur me grabitjen e armatosur në Shtime

Policia e Kosovës përmes një komunikate shtypi, ka konfirmuar grabitjen me armë zjarri në një bankë në Shtime.

“Sot rreh orës 08:15, në rrugën ,,Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë 4 persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzonte paratë nga arka, ndërsa shuma nuk dihet për momentin”, thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Sipas policisë rajonale të Ferizajit, me këtë rast ka pasur edhe të shtëna me arme në ajër nga një të dyshuari, por nuk ka të lënduar.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur të shtëma me armë nga të të dyshuarit në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.

Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre”.