Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Pejë – Deçan

Mbrëmë ka ndodhur në një aksident rrugor në mes dy veturave në rrugën Pejë – Deçan.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Në fshatin Isniq rreth orës 20:00 ka qenë një aksident si pasojë e mos kujdesit gjatë drejtimit të automjetit nga ana e të dyshuarit, një i dyshuar mashkull k shqiptar, i njëjti ka goditur automjetin e drejtuar nga viktima mashkull k shqiptar, pos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka në këtë rast”.

Ibra tutje ka shtuar se rasti është dedikuar për gjykatë.