Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë, tre persona të lënduar (foto)

Një aksident trafiku mes tri automjeteve kanë ndodhur afër Ministrisë së Shëndetësis.

Rreth këtij rasti, Indeksonline kontaktoi me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo konfirmoi se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 20:00 ka ndodhe një aksident trafiku ne Prishtine. Ne aksident kane qene te përfshira tri automjete. Si pasoje e aksidentit 3 persona kane marre lëndime trupore. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, u shprehë ajo.