Policia jep detaje për aksidentin te Kroi i Mbretit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në magjistralen Prishtinë- Pejë, përkatësisht te vendi i quajtur Kroi i Mbretit.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 07:00, është raportuar për një aksident afër Parkut të biznesit, ku janë përfshirë tri automjete. Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes, përderisa nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Kelani.