Policia jep detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së

Policia e Kosovës bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin Dardan Molliqaj, i cili ishte në kërkim.

“Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Kujtojmë se ndaj Molliqajt ishte lëshuar të mërkurën urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.