Policia jep detaje për incidentin e djeshëm, ku dyshohet se Kurteshi shtyu zyrtarin e KQZ-së për mos-vendosje të maskës

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një incident të ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve derisa po zhvillohej mbledhja e rregullt.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë, ku theksohet se dyshohet se një zyrtar i këtij institucioni është sulmuar për shkak të mos mbajtjes së maskës.

Ndryshe dje u raportuar se është anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi i cili sulmoi kolegun e tij nga ky Komision, për mos-bartje të maskës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë ngjarja ishte raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:20, transmeton lajmi.net.

Poashtu u tha se viktima është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari pasi nuk kishte vendosur maskë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin nga policia janë intervistuar dy dëshmitar rasti.

“Është njoftuar prokuroi, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.