Policia jep detaje për rastin e gazetarit Syla

Policia e Kosovës njofton se gazetari Valon Syla ka raportuar mbrëmë se rreth orës 22:29, në rrugën Ilir Durmishi, tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Syla ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Rasti është duke u hetuar.