Policia jep detaje për rrëmbimin e një femre në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrëmbimin e një gruaje në Fushë Kosovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me rastin është njoftuar prokurori dhe se njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 22.11.2019 – 16:30. Ankuesi mashkull Sh/Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull SH/Shqiptar dyshohet se kanë rrëmbyer vajzën e tij femër Sh/Shqiptare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar veprën, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.