Policia jep detaje për vdekjen e 9 vjeçares në Ferizaj

Dje një fëmijë e moshës 9 vjeçare dhe e gjinisë femër, është ngulfatur nga uji në një pishinë, derisa sot ajo ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Metron e ka konfirmuar Major, Mehmetali Hajdini nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt.

Ai tha se fëmija kishte rënë në pishinë dhe ishte ngulfatur nga uji, derisa pas nxjerrjes ishte dërguar në QKUK, por që sot ka vdekur.

”Dje rreth orës 17:00 kemi pranuar një informacion se në njërën nga pishinat ne rajonin e Ferizajt një fëmijë femër 9 vjeçare kishte rënë në pishinë ku me ç’rast e njëjta ishte ngulfatur nga uji.
Pas nxjerrjes se saj nga pishina, e njëjta dërgohet në Qendrën Emergjente ne Ferizaj e me pastaj dërgohet për tretman te mëtutjeshme në QKUK në Prishtinë. Sot në pasdite nga QKUK’ja jemi njoftuar se fëmija ne fjalë ka ndërruar jetë dhe trupi i saj me urdhër te Prokurorit kujdestar është dërguar në Mjekësin Ligjore për obduksion”, ka bërë të ditur Hajdini për Metron.

Tutje ai ka thënë se fëmija është nga një fshat i komunës së Ferizajt dhe se Policia me inspektorët komunal, e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore në bazë të udhëzimeve të prokurorit kujdestar.