Policia jep detaje për vdekjen e futbollistit Erion Kajtazi

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti ku ka ndërruar jetë futbollisti i Trepçës 89, Erion Kajtazi, po hetohet.

Në komunikatën e përditshme, Policia ka bërë të ditur se Erioni ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.

“Është raportuar se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.