Policia jep detaje për vrasjen në Pakashticë

Pak më parë u raportua për një vrasje në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I vrarë ka mbetur M.K. mashkull 30-vjeçar, kurse Policia ka arrestuar të dyshuarin F.B mashkull 34 vjeç.

Në vendngjarje janë sekuestruar edhe dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar:  F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje  janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmeti.