“Jetimat e Ballkanit” në Prizren çdo ditë shtrojnë iftar falas për 310 persona

Përfaqësuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati iftarin e parë të këtij Ramazani e ka pritur në kuzhinën humanitare, të cilën e ka hapur kjo organizatë vite më parë në Prizren.

Kastrati në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar se iftarin e parë e ka pritur në kuzhinën ku ushqehen 310 persona, shkruan Reporteri.net.

Kuzhina humanitare është hapur në Prizren më shumë se shtatë vjet, aty ofrohet ushqim falas për njerëzit në nevojë.

Postimi i plotë i Halil Kastratit:

“Agjërim të pranuar.
Iftari i parë në Kuzhinën tonë ku ushqehen 310 persona.
Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati.