Ky është i riu që humbi jetën gjatë aksidentit me autoambulancë në Gjilan

Për t’i dalë në ndihmë gjendjes shëndetësore të një të riu, nga Spitali i Gjilanit autoambulanca u nis për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Por fatkeqësisht autoambulanca e Gjilanit u aksidentua saktësisht në fshatin Bresalc, në të dalë nga Gjilani.

Si pasojë e gjithë kësaj situatë të krijuar, nga aksidenti në aksident i riu A.Sh humbi jetën raporton Indekonline.

A.Sh është nga fshati ‘Përlepnicë’ në komunën e Gjilanit, ndërsa familjarë e miq të shumtë tashmë kanë filluar të përkujtojnë të riun, dhimbja e të cilëve padyshim se është mjaftë e madhe.

Duhet përkujtuar që gjatë 24 orëve të fundit në vend pati një numër të madh të aksidenteve, teksa ky në magjistralen Gjilan-Prishtinë doli të ishte me fatalitet.