Policia jep njoftimin e parë zyrtar për vrasjen e pronarit të televizionit në Lezhë

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen,  Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Kastriot Reçi, 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”.