Kuvendi e hedh fajin te gjykata se nuk e informoi për vendimin e deputetit Arifi

Është duke u mbajtur seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese për fatin e “Qeverisë Hoti”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është duke mbajtur seancën dëgjimore në lidhje me fatin e “Qeverisë Hoti”, përkatësisht ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, seancë kjo e cila po mbahet në mënyrë online, raporton lajmi.net.

Përfaqësuesi i Kuvendit të Kosovës në këtë seancë dëgjimore, këshilltari i kryetares Vjosa Osmani, Artan Murati, ka thënë se Kuvendi dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë e njoftuar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për deputetin Etem Arifi.

Murati në fjalën e tij ka thënë se Osmani është informuar përmes medieve në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për deputetin Arifi.

Murati ka thënë se pas 29 prillit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar të gjitha sqarimet për këtë duke filluar nga Gjykata e Apelit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni për Legjislacion dhe mandate por ka kërkuar ndihmë dhe interpretim edhe përmes Drejtorisë Ligjore të Kuvendit të Kosovës.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka dorëzuar komente me shkrim, por në momentin e parë që kemi marrë informata në lidhje me Etem Arifin ne kemi marrë të gjitha masat. Me 29 prill, kryetarja e Kuvendit është vënë përmes medieve që Arfii është shpallur fajtor. Të nesërmen Osmani i ka dërguar letër kryeçarit të Gjykatës së Apelit… Kuvendi nuk është njoftuar nga gjykata për këtë, rrjedhimisht Kuvendi nuk ka pasur informata të nevojshme për vendimin për deputetin Etem Arifi.

Më 30 prill Osmani i ka shkuar edhe kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Më 1 maj, KGJK ka dërguar tri aktgjykime për rastin e zotit Arifit. Më 4 maj ka dërguar në Kuvend aktgjykimin”, sqaroi Murati, raporton më tutje lajmi.net.

Sipas Muratit pasi që Osmani kishte marrë edhe interpretimet e Komisionit dhe Drejtorisë Ligjore të Kuvendit, po atë ditë ishte duke u mbajtur edhe seanca e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe kanë qenë anëtarët e Kryesisë ata që kanë kërkuar kohë që ta lexojnë dhe komentojnë vendimin apo interpretimin e dhënë nga komisioni dhe drejtoria ligjore e Kuvendit të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë Qeveria e Kosovës ishte votuar më 3 qershor pasi që Gjykata Kushtetuese kishte marrë dekretimin e presidentit për votimin e qeverisë.

“Gjykata kushtetuese kishte marrë dekretimin e presidentit për krijimin e qeverisë së re dhe kjo ndodhi në 3 qershor. Në ndërkohë përderisa anëtarët e kryesisë kishin kërkuar kohë shtesë sepse kishte konfuzion mes grupeve parlamentare dhe në anën tjetër proceduar e grupeve parlamentare qëndronin të mbyllura, por ndodhi edhe votimi i qeverisë së re”, theksoi ai.

Sipas Arifit, kryetarja Osmani nuk ka mundur të marrë asnjë vendim në lidhje me mandatin e deputetit Arifi, pasi që nuk ka ende një vendim Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka mundur të marrë hapa për ndërrimin e tij, për shkak të vendimit të Gjykatës së Gjykatës Kushtetuese nuk mund të marrë ndonjë vendim për mandatin e tij. Si konkluzion, vlerësojmë se praktika e mosinformimit të kuvendit nga zana e gjykatave krijon paqartësi për marrjen e vendimeve. Siç është rasti i deputeti Arifit. Kuvendi nuk ka pasur asnjë vendim të vetëm e as informacion në lidhje me vendimin për dënimin e deputetit Arifi deri në datën 1 maj. Kryetarja është e hapur që të bashkëpunoj me gjykatën jo vetëm për këtë rast por edhe për çdo rast tjetër”, përfundoi Murati.

Theksojmë se kjo seancë është duke u mbajtur pasi që Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e deputetit Etem Arifi.