Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës sonte informoi se po kërkon bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e F.K, i cili dyshohet për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm’.

“Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas marrjes së aporovimit nga prokuroria, kërkon bashkëpunim me qytetarë në sigurim të informatave që do të qonin në arrestimin e të dyshuarit për përfshirje në veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm’”, u bë e ditur në njoftimin e policisë, ku u publikua fotografia dhe të dhënat e personit që po kërkohet.