Gjenden eshtra njeriu të mbështjellur në një batanije në Pejë

Në Pejë janë gjetur disa eshtra të cilët dyshohet se janë të njeriut .

Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut.

Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rast.

“Pejë 17.04.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast”, thuhet në raport.