Policia konfirmon rastin në Fushë-Kosovë, të shtëna pati në drejtim të një automjeti

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 19:10 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur saktësisht në afërsi të një pompe të derivateve.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri”, ka deklaruar për lajmi.net , zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Gjithashtu u theksua se një person i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”.