Policia konfirmon vrasjen me thikë të burrit në Prishtinë

Sonte rreth orës 22:00 një burrë është therë me thikë në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti , ka konfirmuar për “Indeksonline” se dyshohet se viktima është therë me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.

“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti. .