Policia me aksion në veri, lidhet me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës është duke bastisur disa lokacione në veri të vendit.

Ky aksion lidhet me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë ëpr rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Jemi duke zhvilluar një aksion në veri të vendit që lidhet me rastin e Banjskës. Deri në këtë moment nuk ka të arrestuar, më shumë nuk mund të jap detaje”, ka thënë Elshani, për Front Online.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

Ndërsa, nga aksioni tre sulmues u vranë, kurse është kapur edhe arsenal i madh armësh.