Policia jep detaje për operacionin e mbrëmshëm

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore.

Policia gjatë operacionit ka sekuestruar dokumentet e personave pa leje të rregullt qëndrimi në Kosovë, për procedim të mëtejme të rastit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka thënë se ky aksion është ndërmarr me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Plani Operativ ,, Tetori- 2019″ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar në nivel vendi dhe vlerësohet si operacion i suksesshem bazuar në efektin dhe rezultatin e dhënë, ku janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, janë konfiskuar mjete të ndryshne armë të ftohta si dhe janë identifikuar disa shtetase të huaja duke punuar pa leje pune”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aksioni është ndërmarr në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ata të punës dhe inspektorët e komunës së Mitrovicës, të cilët kanë shqiptuar fletëparaqitje për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollit.