Policia me apel: Kujdes gjatë ngasjes, në rrugë ka ngrica e borë

Policia ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të bëjnë kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.