Policia ndalon një person në Rahovec, fotografoi votën

Një person është ndaluar nga policia në Rahovec, për fotografim të votës në qendrën e votimit 1601A në Rahovec.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka deklaruar se personi i dyshuar është shoqëruar për në polici dhe se është duke u intervistuar.

Me rastin po merret tashmë edhe prokurori i rastit.