Policia ndalon qytetarët dhe shpërndanë turmat në Prizren (video)

Tash e dy muaj qytetarët në vendin tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID19. Derisa vazhdimisht bëhet thirrje e apel për qëndrim në shtëpi.

Por, masat e lehtësimit pas datës 4 maj, duket se po “keqpërdoren” nga disa persona.

Ditëve të fundit kemi parë fluks më të madh të veturave e qytetarë të shumtë rrugëve të qyteteve, transmeton Indeksonline.

Derisa mbrëmjen e sotme, Policia e Kosovës ka vënë në kontroll situatën në pjesën e shatërvanit.

Media lokale sjellin pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet policia duke ndaluar qytetarët dhe duke i shpërndarë turmat e tyre.