Ali Ahmeti është rizgjedhur kryetar i BDI-së 

Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, që u mbajt sot në Shkup, rizgjodhi njëzëri Ali Ahmetin në krye të BDI-së edhe për katër vitet e ardhshme.

Siç njofton BDI, mbi 800 delegatë prezent në Kongres, votuan në përkrahje të Ali Ahmetit që t’i prijë Bashkimit Demokratik për Integrim në fitore të reja.

Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake,  Këshilli Kombëtar, Komisioni qendror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm, i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituieve zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët.

“Kongresin e nderuan edhe partitë politike LSDM, VMRO, NSDP, LDP, PDSH, RDK, TDP, PS e Shqipërisë, PD e Shqipërisë, LSI, PD e Kosovës, Vetëvendosja, Nisma, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe të organizatave ndërkombëtare dhe të tjerë”, thuhet në njoftim.