Policia në kërkim të një gruaje në Gjakovë, dyshohet se kërcënoi ish-burrin dhe familjarët e tij

Policia e Kosovës është në kërkim të një gruaje e cila dyshohet se ka kanosur dhe fyer bashkëshortin dhe familjarët e tij në Gjakovë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuar femër K-Shqiptare në vazhdimësi ka kanosur dhe fyer viktimën dhe familjarët e tij. Njësia policore është në kërkim të dyshuarës”, thuhet një njoftimin e policisë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.