Mediat turke: Pesë gjigantë evropian do ta vëzhgojnë nga afër Vedat Muriqin me Kosovën

Ylli i Kosovës dhe Fenerbahçes, Vedat Muriqi po përjeton një sezon shumë të mirë dhe nuk mungon interesimi nga klubet e mëdha.

Pesë gjigantë evropian janë zyrtarisht në garë për golashënuesin kosovar, i cili tashmë është në radarin e tyre dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë.

Manchester United, Tottenham, Lazio, Atletico Madrid dhe Juventus , janë klubet që do ta ndjekin nga afër Muriqin në ndeshjet e Kosovës me Republikën Çeke dhe Anglinë të vlefshme për Euro 2020.

Vëzhguesit e këtyre klubeve do të jetë në tribuna. Vëzhguesit e klubeve do ta mbajnë yllin e Kosovës nën vëzhgim për 90 minuta, duke e shikuar se a do të shënojnë, apo çfarë veprime do të bëjë që t’i paraqesin raportet e tyre në klube pastaj, transmeton telegrafi.

I fundit që i është bashkangjitur garës është Juventusi, me trajnerin Maurzio Sarri, që ka kërkuar vëzhgimin e këtij të fundit.

Sulmuesi 25-vjeçar, i cili tregoi një përparim të madh, po ndiqet hap pas hapi.Ai synon ta dërgojë Kosovën në një turne të madh dhe të bëjë histori për herë të parë me vendin e tij.