Policia në Luiziana ka publikuar pamjet kur polici vret personin që nuk dorëzohet (Video)

Policia në Luiziana ka publikuar pamjet nga kamera trupore e një polici i cili qëllon pesë herë duke e vrarë Juston Laundry-n, i cili dyshohej se kishte kërcënuar një shitës dyqani me një pistoletë që duket si e vërtetë.

Polici i kërkon viktimës që të hedhë armën por ai e injoron urdhërin dhe largohet me vrap.

Policia tha se Juston Landry kishte një histori të gjatë sëmundje mendore dhe dhune ndaj anëtarëve të familjes.

Një juri nuk pranoi ta dënonte policin për vrasjen ndërsa avokati i viktimës thotë se pamjet tregojnë vrasjen ndërsa ka thirrje për veprime ligjore nga policit.