Arrestohen dy burra, dyshohet se rrëmbyen një tjetër

Janë arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë rrëmbyer një tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte mbajtur peng në një vend jo të panjohur, e njëheri nën prezencën e një personi të tretë.

Ndërkaq, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në një vend të njohur për të, në prezencë edhe të një personi tjetër të dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.