Policia po e cilëson si të dyshimtë vdekjen e Burbuqe Berishës në objektin e Ministrisë së Kulturës

Policia e Kosovës po e cilëson si vdekje të dyshimtë, vdekjen e regjisores së njohur kosovare Burbuqe Berisha.

Në raportin 24 orësh të Policisë janë dhënë detaje për vdekjen e Berishës në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës, derisa vdekja e saj është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHUAR

Prishtinë 27.10.2021-13:20. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thekson raporti.

Burbuqe Berisha vdiq dje në moshën 51 vjeçare. Varrimi i saj do të bëhet sot.