Aktivisti indinjohet me postimin e VV-së për LDK-në: Fshijeni postimin, Rugova kërkonte ndaljen e bombardimeve

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi ka reaguar pasi që LV’ja i ka uruar 30 vjetorin e formimit Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Arifi ka shkruar në Facebook, se ky është një status degradues e antikombëtar, derisa, ka kërkuar nga partia në të cilën ai bën pjesë, që ta fshijnë nga rrjetet sociale.

“Rezistenca (lëvizja) paqësore në Kosovë, si e tillë argumentuar edhe nga prof.. Hoti veç rezistencë nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimi etnik, ndërkohë UÇK-në që përpiqet me djersë e gjak, për këto gjëra e pati shpallur terroriste.

Dr.Rugova luste që t’i ndalen bombardimet e NATO’s se i rrezikohej familja. Dr.Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit, por kurrë familjen Jashari”, ka shkruar Arifi.