Policia refuzoi kërkesën e kompanisë “Pastrimi” për protestë, ata protestojnë me kamionë nëpër qytet (Video)

Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e kompanisë “Pastrimi”, për protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Fokusi.info.

Përmes një komunikate për media nga kjo kompani bëjnë të ditur se janë të zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë te Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë iu është refuzuar nga Policia e Kosovës.

“Kërkesa jonë kishte për qëllim që përmes protestës të shprehej pakënaqësia e punëtorëve ne mos përfshirjen e tyre në Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Këta tutje në komunikatë kanë thënë se e kanë respektuar refuzimin e kërkesës nga Policia e Kosovës, por për ta është e papranueshme që kësaj kompanie t’i refuzohet kërkesa, e në shesh të dalin të protestojnë qindra qytetarë.

“Kërkesa jonë adresuar te Policia e Kosovës kishte për qëllim mbajtjen e protestës paqësore me një numër te vogël te punëtorëve gjithmonë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, ndërsa realiteti dje fliste ndryshe me atë qe ndodhi ne sheshin e kryeqytetit”.

Por, punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, janë duke protestuar me kamionë nëpër qytet.

Në një video që e ka dërguar lexuesi ynë afër Kuvendit të Kosovës, shihen kamionët e kompanisë duke qarkulluar dhe duke protestuar.

Kompania “Pastrimi” paralajmëroi se sot nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbajë protestë paqësore para objektit te Qeverisë se Republikës se Kosovës për të shprehur pakënaqësinë në mos përfshirjen e këtyre punëtorëve ne Pakon Emergjente, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe Policisë se Kosovës te sigurojë rendin dhe qetësinë e mbarëvajtjes së protestës./Fokusi.info