Policisë së Kosovës nuk u dalin shtesat e rrezikshmërisë edhe këtë muaj

Shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët policorë të Kosovës, ishin planifikuar t’u dilnin për muajin nëntor.

Megjithatë, sipas burimeve të RTV Dukagjinit, përkundër vendimit nga Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte prezantuar të premten shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Qeveria e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.