Pompeo përgëzon Thaçin për hartimin e listës për të përfshirët në akte terroriste

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes “Twitter”, ka përgëzuar vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e listës vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.

Pompeo thekson se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin emërtimin e Hezbollahut si organizatë terroriste nga autoritetet e Kosovës dhe bëri thirrje që të gjithë t’i bashkohen kësaj iniciative.

“Hezbollahu me mbështetje të Iranit vazhdon të organizojë sulme në Evropë. I ftoj të gjithë t’i bashkohen Kosovës dhe të ndalin këtë grup terrorist për të financuar operacionet e përgjakshme”, ka shkruar Pompeo.