Pamje interesante të shfaqjes së një reje gjigande mbi plazh (Video)

Në shumë raste nëna natyrë tregohet e paparashikueshme dhe njëkohësisht e frikshme.

Ky është momenti dramatik kur një re e madhe e zezë ngrihet mbi një plazh të mbushur me njerëz në Barcelona të Spanjës, edhe pse në kulmin e verës.

Pas shfaqjes së saj, disa njerëz të tmerruar kanë marrë gjërat e tyre dhe janë larguar, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të filmonin fenomenin.