Klinaku: Luftë e çmendur militantësh naivë, por cila është e vërteta?

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka komentuar akuzat kryesore që i bëjnë militantët e LVV-së në njërën anë, dhe të PDK-së, LDK-së e AAK-së, në anën tjetër, shkruan Fokusi.info.

“Luftë e çmendur militantësh naivë: “Ju jeni me Vuçiqin”, “Ju po i shërbeni Serbisë e Rusisë”, “Ju keni bërë kompromise dhe po kërkoni të bëhen ende”, “Ju po na prishni me Amerikën e me aleatët dhe kështu po i shërbeni Serbisë” etj., – janë akuzat kryesore që i bëjnë militantët e LVV-së në njërën anë, dhe të PDK-së, LDK-së e AAK-së, në anën tjetër”, shkruan Klinaku.

“Por cila është e vërteta? A mund ta kemi një kryeministër dhe një qeveri që po i shërbejnë Serbisë? A mund ta kemi një opozitë (deri dje pozitë) që po i shërben Vuçiqit? As njëra, e as tjetra nuk janë të vërteta. Këto janë metoda tanimë të njohura manipulimi me militantët e tyre dhe me opinionin publik”, shton tutje Klinaku.

Statusi i tij i plotë:

Luftë e çmendur militantësh naivë: “Ju jeni me Vuçiqin”, “Ju po i shërbeni Serbisë e Rusisë”, “Ju keni bërë kompromise dhe po kërkoni të bëhen ende”, “Ju po na prishni me Amerikën e me aleatët dhe kështu po i shërbeni Serbisë” etj., – janë akuzat kryesore që i bëjnë militantët e LVV-së në njërën anë, dhe të PDK-së, LDK-së e AAK-së, në anën tjetër.

Por cila është e vërteta? A mund ta kemi një kryeministër dhe një qeveri që po i shërbejnë Serbisë? A mund ta kemi një opozitë (deri dje pozitë) që po i shërben Vuçiqit? As njëra, e as tjetra nuk janë të vërteta. Këto janë metoda tanimë të njohura manipulimi me militantët e tyre dhe me opinionin publik.

E vërteta është se si të parët, ashtu edhe të dytët dialogun janë duke e “shtyrë” në binarë të gabuar.

Nuk është në pyetje as “kryeneçësia” e Kurtit, e as “kompromiset” e opozitës. Është e padiskutueshme se kur lejon që në bisedime të shtrohen çështje të brendshme të shtetit sovran (siç janë targat e automjeteve tani, ose çështje të ngjashme në të kaluarën), atëherë bëhet gabimi dhe domosdo do të përfundosh ose në ndonjë kompromis ndaj Serbisë, ose në përplasje me ndërkombëtarët.