Portieri bëhet “gazi i botës”, ja ku përfundon penalltia e tij (video)

Për të goditur një penallti duhet të jesh “usta”. Emocionet bëjnë të veten dhe shpesh të vendosin në faqet e para të gazetave.

Diçka të tillë po përjeton edhe portieri, Tony Breeden. I frymëzuar nga emra si portierët goleadorë, Jose Luis Chilavert dhe Peter Schmeichel, gardiani i Nuneaton bëri një goditje tmërrësisht të keqe.

Gjatë ndeshjes kundër Stratford Toën, Breeden mori përsipër ekzekutimin e penalltisë. Por, goditja e tij shkoi shumë larg kuadratit, madje goditi një prej dritave të stadiumit.

Frika te tifozët që ndodheshin pas portave ishte evidente, teksa pamjet bënë xhiron e botës brenda pak minutash. Gjithsesi, kjo nuk i kushtoi aspak Nuneaton, që pas atij episodi shënoi dy herë, duke fituar pastër me shifrat 2-0.

https://youtu.be/cTfhZAtCFHA