Policia për raportimet se NjSI-së iu hoqën disa kompetenca: Janë dhe do të mbesin të pandryshuara

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve të mediave se Qeveria e Kosovës i ka hequr disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese.

Sipas njoftimit të policisë, kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese janë dhe do të mbesin të pandryshuara.

“Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive të specializuara i është kushtuar rëndësi e veçantë, duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive të Specializuara, tani në Departament të Njësive të Specializuara, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia tha se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në itneres të zhvillimit, avancimit dhe ngritjes profesionale të të gjitha njësive policore.