Portieri shënoi gol nga porta në portë (Video)

Portieri i Chivas, Tono Rodriguez, ka shënuar gol nga porta në portë në ndeshjen që skuadra e tij e ka fituar 3 – 1.

Portieri meksikan, Rodriguez, e ka shënuar golin e parë në karrierë dhe po krahasohet me atë që e kishte shënuar Asmir Begovic para disa viteve në Ligën Premier.

Në ndeshjen e Liga MX ndaj Veracruz, Chivas ishte duke fituar 2-1, kur portieri gjuajti nga porta e tij.

Ishte nje goditje këndi për mysafirët, ku portieri Rodriguez e kapi topin, dhe me shpejtësi gjuajti, pasi portieri i mysafirëve kishte ardhur në sulm për të rrezikuar.