Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Çmime të reja të derivateve të naftës sot ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, i Maqedonisë së Veriut.

Sipas korigjimeve të reja, benzina shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa dizeli mbetet me çmim të njëjtë.

Çmimi për litër EUROSUPER- 95 dhe EUROSUPER-98 do të kushtojnë 67.00 gjegjësisht 69.00 denarë. Ndërsa, çmimi i dizelit edhe më tej do të kushtojë 61.00 denarë. Çmimet do të ndryshojnë nga mesnata dhe do të vlejnë për një javë. (INA)