Posta Shqiptare bën njoftimin, ja hapat që duhet të ndiqen për të marrë pensionin në shtëpi

Posta Shqiptare ka bërë të ditur se pas urdhrit të qeverisë, pensionistëve do t’u dërgohet pensioni në shtëpi pa asnjë kosto.

Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe të gjithë pensionistët duhet të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe kartën e identitetit në kutinë postare pranë zyrës ku tërheqin pensionet.

Më poshtë janë rregullat që duhet të ndjekin pensionistët për të marrë pensionin e tyre në shtëpi:

1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.

3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes se pensioneve ne shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.