Albian Ajeti shënon gol të bukur në Ligën e Kampionëve (video)

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, i cili edhe mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës ka shënuar një gol të bukur në Ligën e Kampionëve sot pas një kundërsulmi klasik kundër PSV sonte

Albian Ajeti ka treguar vlerat e tij sonte ku ka shënuar një gol të bukur kundër PSV Eindhoven.

Sulmuesi kosovar, por që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës mori një top të bukur, pothuajse nga mbrojtja nga mesfushori ofensivë Zuffi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Kjo është ndeshja e parë e Baselit në Ligën e Kampionëve që e zhvillon kundër nënkampionit të Holandës, PSV Eindhoven.

PSV Eindhoven kaloi në epërsi në minutën e 14 me një gol të Brumas.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Zvicër pas një jave dhe goli si mysafirë e vë në pozitë të mirë Baselin që të kalon në fazën e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

https://streamable.com/rypmi