Pozitë e opozitë bashkohen për Rezolutën në mbështetje të Ukrainës

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kërkoi që të fillojnë menjëherë me diskutimet për Ukrainën.

Në emër të PDK-së, LDK-së, AAK-së, grupit multientik ne shefat e grupeve parlamentare kemi propozuar mocionin procedural që në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës të kalojmë pikën 1, 2 dhe 3 dhe të kalojmë direkt në pikën e trajtimit të Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus. Propozoj dhe ftoj gjithë deputetë e Kuvendit që të votojnë pro”, tha ajo.

Ky propozim i Kusari-Lilës u mbështet nga partitë opozitare dhe grupi multietnik.

Kujtojmë që Lista Serbe është duke munguar në këtë seancë.